Petritsch mbështet idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh, tregon fshatrat që do të shkëmbehen

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisaarit, ka përkrahur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për këmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.

Petritsch, duke debatuar me diplomatin amerikan Daniel Serwer, rreth shkrimit të tij që kundërshton shkëmbimin e territoreve, ka thënë se shkëmbimi supozohet të jetë shumë i vogël, duke e quajtur madje kozmetik.

Por ai ka pranuar se ky korrigjim, sado që duket i vogël do të ndikojë në fshatrat edhe përreth Mitrovicës, e edhe Bujanovcit shkruan GazetaBlic

“Do të ketë korrigjime të vogla (“kozmetike”) që ndikojnë në një numër të vogël të fshatrave në rrethin e Bujanocit dhe Mitrovicës
Nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shteti, dhe kështu nuk do të ketë efekte të tilla të mdha sic janë të përshkruara në vlerësimin tuaj, i cili përndryshe është i shkëlqyer, “Është “realizmi i ri” në Ballkan”, është shprehur diplomati austriak.

Ish- përfaqësuesi i BE-së në bisedimet e Rambouilles dhe Parisit më 1999, ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, ka përmendur në këtë kontekst ndërhyrjen e Rusisë dhe Hungarisë.

“Çështja e vërtetë është ndërhyrja e mediave ruse / hungareze, përpjekjet neo-osmane (Izetbegovic e të tjerë), investimet e shteteve të Gjirit në Bosnjë e Hercegovinë (por edhe në Serbi) dhe, mbi të gjitha, zgjerimi i shpejtë i Kinës në SEE.
Rruga ‘mëndafshit’ e Ballkanit dhe formati 16 & 1, janë sfida e vërtetë për rajonin dhe BE.” Ka thënë ai.

Por pikërisht për këtë fakt, ai ka thënë se duhet mbështetur idenë dhe zgjidhjen që ofrohet nga Thaçi e Vuciq, ani pse ka theksuar se kjo mund të jetë e dhimbshme.

“Kjo rrjedhimisht lejon të mbështesin një zgjidhje përgjatë vijave të Thaçit dhe Vuçiqit. Jam i vetëdijshëm me dhimbje – se kjo është një zhgënjim për ne që jemi duart e vjetra të Ballkanit. Por hej kohët po ndryshojnë” ka shkruar Petritsch.

Por nga qëndrimi i tij, kundër kësaj ideje të Thaçit nuk ka ndryshuar Daniel Serwer. Ai ka thënë se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhen këto korrigjime, pa i marrë Serbia të gjitha komunat veriore. Ai ka ngritur sërish alarmin se ky shkëmbim do ta përkeqësoj gjendjen.

“Unë nuk shoh ndonjë mënyrë për ta kufizuar këtë në disa fshatra, ose për ta bërë këtë, pa fituar Serbia komunat veriore. Efekti i valëve në pikëpamjen time, nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e përbërjes etnike të secilit vend.

Të gjitha ndërhyrjet në të cilat ju referoni do të keqësohen, jo më mirë, me një koncesion të këtij lloji ndaj nacionalizmit etnik territorial, ka përfunduar Serwer.

Related Articles

One Comment

  1. zotri petriq si u shpall pavarsia e kosoves me sa mund , kujna jan ato toka qe sot i ka serbia, a i keni kqyr fare qrhivat tuja, si qendron puna, sa her u lan me gjak tokat tona nga kasapet e serbis, a e din sa her , e tasht prap mas shpalljes se republikes ku qedhe gjygji nderkomtar e ka pranue, pavarsin, e tasht ti ipet ne tovolin kjo ska fare kuptim , po ju kokni per ni luft te re nebakllkan . ju e perkrahni luften ju e lat mitrovicen te ndar a e bani ne vendin tuaj ni gje tetill besoj se jo e si ne token e paguar me gjak , mendoni me dhan aq let , ne tavolin , kush e ban ket, edhe gjermania u bashkue , po s dha teritor, kerkujt per bashkim, . si mundeni me qen kundra bindjeve tua, kush ju beson sot , dje qeshtu e sot qeshtu , athua vetem perneve po vlejka, se ne duhet hala me dhan gjak, ne meshekuj e kemi pague , jo vetem sot deri ku jan tokat tona, ju a shifni vetem me ni sy apo po me duket, cilli asht agresori. kujan edhe 1600 vet qe sjan gjin ku i kan ba asfalt, e nuk gjinen fare, ma , dhe prap po e njoshni gjak pirsin edhe ju qenkeni si serbet , po pak ma i mbulut, po qe sot po dihet se kush je, sevewer ka shum te drejt . kujan tokat tona ne maqedoni si meten jasht trupit, shqiptaret e malit te zi preshev , b, m, kosov shqipri , si u ba kjo e perzime vetem te shqiptaret, ne ni rreth dhe tendahen aq shum ku ka keshtu a din mem tregue , matecoptum se shqiptaret, qe me shekuj e andrrum perendimin e kurr su realizue. shka i thuni ksaj, pse nashtypet aq shum , pse, kush na ndajti, kaq keq, dhe sot prap , pse s nalejohet bashkimi komtar si gjdo vend ne bot, pse kua problemi , edhe ne jemi njers , . apo doni tna futni , ne ekstrem, tegjithhve , dhe ne emer te ekstremit , neve te na denoni., jo jo zotri , nese ki pak ndjenja njerzore, mendon ndryshe, ne vend taperkrahsh te drejten shqiptare ti prep kundra , shpalljes ,se serbia spo knaqet, a asht ktu , vendi perkaqsi , gjakatarve , apo po flitet ndryshe e veprohet ndryshe, qudi e madhe, si te thoja un apo dikush , tjeter, s javen njeri veshin po te thuash ti si komisioner, qe kini punue gjat ne ket drejtim ti po fut benzin , ne zjarr, kjo kurr sdo bahet, mos harroni, kurr, ma koha kandryshue, ju , mendoni mir e drejt,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close