Studenti bënte 32 kilometra rrugë në këmbë, shefi i bën dhuratën që i ndryshoi jetën

Një i ri, student që kishte humbur shtëpinë pas uraganit Katrina mori në ditën e tij të parë të punës një dhuratë që do i ndryshonte jetën.

Të riut i duhej të bënte 32 kilometra rrugë në mënyrë që të arrinte në punën e tij të re, kështu që shefi i tij i bëri dhuratë një makinë.

Walter Carr nuk i mbajti dot lotët në momentin që shefi i tij i dorëzoi çelësat e një Ford Escape, 2014.

Marklin u prek shumë pasi dëgjoi historinë e punonjësit të tij të ri kështu që ai mori makinën e tij të sapo-blerë dhe shkoi të surprizonte studentin.

I riu ishte nga New Orleans por ai dhe nëna e tij mbetën pa strehë pasi uragani Katrina ua shkatërroi shtëpinë, kështu që erdhën dhe bënë shtëpinë e tyre në Birmingam.

Kështu që kur filloi punën e re, duke qenë se nuk kishte makinë, i duhej të ecte 32 kilometra për të arritur në punë.

Ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mbajtur punën dhe përkushtimi i tij i ra në sy shefit zemërmirë që vendosi t’i japë makinën e tij të sapo-blerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close